Maqedoni

Mot me vranësira të ndryshueshme

24.04.2017 09:03

Moti në pjesën perëndimore dhe qendrore të Maqedonisë do të jetë me vranësira të ndryshueshme me mundësi për reshje në rajonin e Ohrit...

Moti në pjesën perëndimore dhe qendrore të Maqedonisë do të jetë me vranësira të ndryshueshme me mundësi për reshje në rajonin e Ohrit, ndërsa në pjesën lindore të vendit do të jetë mot me diell dhe me erë me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të lëvizë prej minus 3 deri në 6 gradë, ndërsa temperaturat maksimale prej 11 deri në 21 gradë celsius.
 
Në pjesët më të larta të rajonit të Osogovës dhe Maleshevisë sot në mëngjes temperatura do të ulet nën zero, ndërsa më pas nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore edhe rryme jugore do të ketë rritje.
 
Në Shkup dhe në rrethinë mot me vranësira të ndryshueshme me temperaturë minime prej 3 gradësh, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 18 gradë Celsius.
 
Deri të enjten do të mbizotërojë mot  stabil dhe më i ngrohtë me erë të lehtë jugore, ndërsa të premten priten reshje të përkohshme të shiut dhe rënie të temperaturave ditore./Mia