Botë
Balotazhi në Francë, rezultati i Le Pen-it, shok për Europën
24.04.2017 09:25
Ish-ministri i Ekonomisë dhe proeuropiani 39 vjeçar, Macron arriti të marrë më shumë se 23% të votave...

Ish-ministri i Ekonomisë dhe proeuropiani 39 vjeçar, Macron arriti të marrë më shumë se 23% të votave në raundin e parë të presidencialeve në Francë, me një rivale të fortë përballë.
Kandidatja populiste e Front National, Marine Le Pen ka marrë më shumë se 21,% të votave.
Ajo ka akuzuar se Macron nuk ka projekt për ta mbrojtur popullin francez ndaj rreziqeve të islamizmit.
Rezultati pozitiv i kandidates djathtiste, Le Pen është një shok për Europën.
Udhëheqësit e kontinentit të vjetër e kanë lënë mënjanë traditën e mosndërhyrjes në zgjedhjet e njëri-tjetrit e kanë dalë hapur në mbështetje të Emmanuel Macron, me këshillën e pazakontë për zgjedhjen e kandidatit që dëshiron një BE më të fortë dhe jo të atij që kërkon ta hedhë në erë unionin.
Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini shkroi në frëngjisht në “Tuitter”. “Të shohësh flamujt e Francës dhe BE-së duke përshëndetur rezultatin e Macron, është shpresa dhe e ardhmja për gjeneratën tonë”.
Mbështetja e Moskës nuk ka surpriza. Ajo ishte që në fillim për Le Pen, ndërsa Donald Trump nuk ka shkruar më në rrjetin social që nga e diela, kur tha se në Francë po zhvillohen një palë zgjedhje mjaft interesante.
GAZMEND REXHEPI
