FORMULA 1

Mercedesi vazhdon dominimin edhe në Monako

24.05.2014 20:36

Gjermanët e Mercedes nuk u lënë shpresa kundërshtarëve as në Principatë, ku sigurojnë radhën e parë të nisjes në Çmimin e Madh të Monaco-s, ditën e diel, në Formula 1….

Gjermanët e Mercedes nuk u lënë shpresa kundërshtarëve as në Principatë, ku sigurojnë radhën e parë të nisjes në Çmimin e Madh të Monaco-s, ditën e diel, në Formula 1.

I pari në nisje do të jetë piloti gjerman Nico Rosberg, i cili e ndal kohën e kronometrit në 1 minutë e 15,989 sekonda, edhe pse gaboi në xhiron e fundit, duke iu lënë mundësi rivalëve të përmirësoheshin pas valëvitjes së flamurit të verdhë.

Megjithatë, Hamilton nuk mundi ta tejkalonte, pasi distanca e tij me Rosberg ishte vetëm 59 të mijtat e sekondës. Nga radha e dytë do të nisen dy makinat Red Bull, respektivisht me Ricciardo në vendin e 3 dhe Vettel në vendin e 4, duke lënë vendet 5-6 për dy “kokëkuqet” e Alonso-s dhe Raikkonen.

Gara për cmimin e madh të Monakos, do të mbahet nesër, me fillim në orën 14-të.