Botë

New York, digjet banesa, 5 të vdekur, tre prej tyre fëmijë

24.04.2017 12:35

5 Persona, tre prej tyre fëmijë kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu një banesë në Queens, në Nju Jork...

Viktimat janë dy djem 2 dhe 9 vjeç, një vajzë 14 vjeçe, një grua 20 vjeçe dhe një burrë i moshës 45 vjeç. Zjarrfikësja erdhi vetëm me 4 minuta  vonesë  por e gjeti shtëpinë të shkrumbuar nga flakët.
 
Nuk dihet ende shkaku i këtij zjarri, por zyrtarët thanë se shtëpitë në këtë zonë janë prej druri dhe zjarri përhapet me shpejtësi.