Maqedoni

25 vjet “Megjashi”, 21 mijë akuza për shkelje të të drejtave të fëmijëve

24.04.2017 14:50

Në 25 vjetorin e themelimit, Ambasada e pare për fëmijë, “Megjashi”, prezentoi punën e saj në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve...

Puna e kësaj ambasade nuk ka qenë e lehtë. Janë 21 mijë ankesa gjatë këtyre viteve që janë shqyrtuar nga  Megjashi, e që tregojnë shkelje flagrante të të drejtave të fëmijëve. 
 
“Ka pasur 21 mijë akuza për shkelje të të drejtave të fëmijëve. Fatkeqësisht, pothuajse të gjitha akuzat janë ngritur nga ana e personave më të rritur, sepse fëmijët ende nuk kanë guxim të paraqiten dhe të raportojnë shkelje te të drejtave të tyre. Problemi me të cilin fëmjët më shpesh përballen është varfëria, si pasojë e së cilës pastaj fëmijët janë edhe viktimë e trafikimit të njerëzve apo organeve. Arsyeja e dytë janë pasojat e fëmijëve pas ndarjes, ndërsa pastaj vijnë dhuna familjare, pedofilia dhe mos përfshirja në sistemin arsimor”, tha Dragi Zmijanac, Themeluesi dhe kryetari i Ambasadës për fëmijë “Megjashi”.
 
“Megjashi“ është zëri I fëmijëve dhe u apelon të gjithë qytetarëve të mos lejojnë abuzimet ndaj fëmijëve dhe të flasin zëshëm për cdo rast abuzimi ekonomik e seksual apo cdo dhoj dhune e shkeljeve të të drejtave të fëmijëve, sepse fëmijët kanë të drejtë për jetë të lumtur e pa brenga.
 
GYLTENE SINANI