Maqedoni
Shilegov: Procesi do të debllokohet shumë shpejt
24.04.2017 15:01
LSDM shumë shpejt do të marrë përgjegjësi për zhbllokimin e Kuvendit...

Deputeti I LSDM-së Petre Shilegov, thotë se ajo që po ndodh aktualisht në kuvend, është një një turp për të cilin deputetët në të ardhmen do të skuqen.
Por nga LSDM nuk e shohin të nevojshme një takim të ri liderësh, e as një marrëveshje të re politike.
“Ndryshimet do të vijnë shumë shpejt. Procesi do të debllokohet dhe Nikolla Gruevski si porositës dhe Trajko Velianovski si realizues, do të mbajnë përgjegjësi penale . është e qartë se pas kësaj të ashtuquajtre platform, qëndrojnë ata që duan ti ikin përgjegjësisë për veprat kriminale që kanë bërë. NUk e shohim të nevojshëm një takim të ri liderësh , pasi me Marrëbeshjen e Përzhinës, të gjithë u dakorduam për mbajtjen e zgjedhjeve dhe rezultati I tyre u pranua nga të gjithë”, shprehet zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
