Botë

Presidencialet në Ukrainë

25.05.2014 17:28

Qytetarët e Ukrainës sot kanë votuar për të zgjedhur presidentin e ri, pas trazirave që përfshinë vendin me rrëzimin e ish-presidentit Viktor Yanukovych...

Qytetarët e Ukrainës sot kanë votuar për të zgjedhur presidentin e ri, pas trazirave që përfshinë vendin me rrëzimin e ish-presidentit Viktor Yanukovych, në muajin Shkurt.
 
Por, në lindje të vendit, separatistët pro-rusë, nuk ka në lejuar zhvillimin e votimeve, respektivisht në Donjeck dhe Luhansk.
 
Në rajonin e Donjeckut janë hapur shtatë qendra votimi, ndërsa në Luhansk, vetëm dy të tilla.
 
Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandër Turcinov,  ka deklaruar se mijëra vendvotime janë hapur në tërë Ukrainën për zgjedhur presidentin e ri, përvec disa vendvotimeve  në lindje që janë penguar nga qytetarër pro rus. 
 
“Terroristët të koordinuar nga qeveria ruse, janë duke bërë cmos të pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve në rajonet qendror”, shprehet Kryetar i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandar Turcinov.
 
Në garë janë paraqitur  18 kanditatë  dhe sipas sondazheve, kandidati i preferuar është Petro Poroshenko i pasuar nga ish kryeminsitrja Julia Timoshenko. 
 
“Mendoj se e rëndësishme është që sot zgjidhet presidenti nga qytetarët e ukrainës. Dua t’ju siguroj se me rëndësi është zgjedhja e presidentit bëhet nga popullata dhe as nga liderët perëndimor e as nga ata lindor”, shprehet kandidati per president, Petro Poroshenko.
 
Për sigurimin e fitores , secili nga kandidatët duhet të fitojë më shumë se 50% të votave. Zgjedhjet e sotme të parakohshme nbë Ukrainë erdhën pas përmbysjes së presidentit Viktor Janukovic.
 
Kandidati për presidenti i cili do të zgjidhet sot në votime të lira nga qytetarët e Ukrainës, do të sfidohet me zgjidhjen e krizës mes separatistëve pro rus dhe qytetarëve ukrainez, konflikt i cili filloi në dimrin e kaluar dhe rezultoi me aneksimin e Krimesë.
 
NERMIN MULAKU-FEJZULLAHU