Maqedoni
Përgjimet e Jashtëligjshme, PSP futet në telekom, presin bashkëpunim
24.04.2017 16:44
Pas 4 përpjekjeve për të marrë urdhëresë gjyqësore, Prokurorja speciale Lence Ristoska dhe ekipi i hetuesve e prokurorëve specialë, më në fund hyri në Telekom...

Gjykata Penale katër herë refuzoi të jep urdhër për kontroll të sistemit kompjuteristik si pjesë e rastit hetimor që lidhen me përgjimet e jashtëligjshme masive të bëra nga 2008 deri në vitin 2015. Takimin e kanë konfirmuar edhe nga PSP
”Në hapësirat e ”Telekom Maqedonia” u mbajt takim pune në nivel të lartë me përfaqësues të kësaj kompanie, me qëllim që të gjendet zgjidhje për lëndët me interes për kësaj Prokurori Publike. Presim që bashkëpunimi i vendosur të vazhdojë edhe në periudhën që vjen”, bëjnë të ditur nga PSP-ja.
Edhe pse që nga 18 nëntori i vitit të kaluar kur u hap dhe rasti “Target” për përgjimet masovike, kryeprokurorja speciale Janeva kërkon të ketë qasje në dokumentacionin dhe aparaturat e Telekom, drejtuesit e ndërmarjes në vazhdimësi kanë refuzuar bashkëpunimin dhe nuk kanë pranuar të dorëzojnë të dhënat e kërkuara nga PSP.
Raporti nga hetimi i brendshëm në “Telekomin e Maqedonisë”, duhet të ndihmojë në hetimin e Prokurorisë Speciale për përgjimet e paligjshme.
GAZMEND REXHEPI
