Anketa e “rrjetit 23+”, qytetarët nuk kanë besim tek drejtësia

24.04.2017 16:56

Korrupsioni dhe politizimi i tejskajshëm i sistemit të drejtësisë, kanë bërë që qytetarët të ulin besimin në gjyqësor....

Korrupsioni dhe politizimi i tejskajshëm i sistemit të drejtësisë, kanë bërë që qytetarët të ulin besimin në gjyqësor.

Anketa e Institutit për politikë europiane, tregon se 47% e qytetarëve ,  situatën në gjyqësor e vlerësojnë si të keqe, 60%  konsiderojnë se lufta kundër korrupsionit është në nivel të ulët, vetëm  15% e të anketuarve vlerësojnë se gjëndja në gjyqësor, është e mirë. Prokuroria speciale dhe policia kanë besimin më të madh të qytetarëve.

Ekspertët vlerësojnë se vendi do të ketë shumë punë gjatë hapjes së kapitullit 23 të negociatave për aderim në BE.

“Rreth 50% e qytetarëve besojnë se sistemi i drejtësisë në Maqedoni nuk është i gatshëm për të lejuar qasje më të lehtë në BE, pra kemi pasqyrë shumë të qartë në këtë drejtim. Qytetarët vlerësojnë se pikërisht ky kapitull duhet të jetë prioritet i qeverisë për antarësim në BE” – tha Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit për Politikë Europiane.

34% e qytetarëve konsiderojnë se në vend nuk respektohen të drejtat themelore të njeriut. Si e drejtë që më së shumti shkelet qytetarët e kanë përmendur diskriminim politik kur bëhet fjal për të drejtën e punës.

“Kur flas për të drejtën e punësimit para së gjithash mendoj, në të drejtën paraqasëse në punësim. Kjo është konstatuar edhe nga Komiteti I Helsinkit. Pra egziston diskriminim I madh  politik,  kur bëhet fjalë për të drejtën e barabartë për punësim” – deklaroi Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.

Hulumtimi është realizuar përmes telefonit në kuadër të projektit “Rrjeti 23+” që e realizojnë Instituti për Politika Evropiane dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut. (Sanije Kasami, TVM2)