Seanca konstituive në javën e pestë, Shilegov: Së shpejti do zhbllokojmë procesin

24.04.2017 19:29

Shumica e re parlamentare njofton se shumë shpejtë do të zhbllokojë Kuvendin dhe proceset demokratike në vend....

Shumica e re parlamentare njofton se shumë shpejtë do të zhbllokojë Kuvendin dhe proceset demokratike në vend.

Sipas deputetit të LSDM-së, Petar Shilegov, stërzgjatja ndodh pasi shumica kujdeset që transferi i pushtetit të ndodh në mënyrë të qetë, pa viktima.

“Është interes shtetëror që të rikthehet Kushtetuta në fuqi”- tha ai, duek akuzuar Gruevskin, si porositës për pezullimin e shtetit ligjor, ndërsa presidentin Ivanov dhe kryesuesin me seancën konstituive, Trajko Veljanovski, si zbatues.   

“Me kërkesë të Gruevskit dhe me zbatim të presidentit Ivanov dhe kryesuesit Trajko Veljanovski, Maqedonia është shtet me rrend kushtetues të rrënuar. Nuk ka inters më të madh nacional për RM-në se sa rikthimi i Kushtetutës në fuqi, dhe sërish të bëhemi shtet demokratik. Nuk ka interes më të madh për RM-në sesa sundimi i ligjit dhe përgjegjsi për qeverisjen kriminale në 11 vitet e kaluara. Pas kësaj “shtrige” bashkëkohore të ashtuquajtur “Platforma nga Tirana, nga ana e propagandës së VMRO DPMNE-së, në fakt ekziston një përpjekje për të ik nga përgjegjsia për veprat kriminale.” – tha Petar Shilegov nga LSDM.

Ndërkohë, deputeti i VMRO DPMNE-së ftoi liderët politik në një takim të përbashkët për të gjet zgjidhje për krizën.         

“Edhe njëherë po bëj thirrje, sic premtova, për arsye, thirrje për takim liderësh, apel në të cilin të gjithë liderët me përgjegjsinë që kanë të ulen dhe vendosin për të mirën e RM-së dhe qytetarëve të saj.” – u shpreh Kërsto Mukoski nga VMRO DPMNE.

Kërkesa e Mukoskit u hodh poshtë nga Shilegov. Sipas tij nuk mund të mbahet takim liderësh vetëm pse Gruevski duhet të lëshojë pushtetin dhe përgjigjet para drejtësisë.

Në dërkohë Kuvendi vazhdoi debatin rreth pikës së tretë të seancës konstituive. Deputetët e VMRO DPMNE-së vazhdojnë të debatojnë mes veti rreth të ashtuquajturës “Platforma nga Tirana” edhepse material diskutimi është zgjedhja e kryetarit dhe anëtërët e Komisionit për cështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. (Shpëtim Nuredini, TVM2)