Shkupi shënon Jom Ashoa-n; Holokausti, kujtim për të mos harruar tragjedinë
Në Shkup u shënua sot Jom Ashoa – Dita Ndërmbëtare e Holokaustit....

Në Shkup u shënua sot Jom Ashoa – Dita Ndërmbëtare e Holokaustit.
Kryetarja e Bashkësisë hebraike në Republikën e Maqedonisë, Berta Romano-Nikoliq gjatë fjalimit në Qendrën Memoriale të Holokaustit në Shkup, tha se tragjedia që pasoi Holokaustin , nuk mund të fshihet .
Ajo duhet të përkujtohet e të shërbejë si paralajmërim për të gjitha kohërat, që gjeneratat e ardhshme të dinë të shprehin ngushëllim për vuajtjen dhe humbjen, por njëkohësisht t'i përkushtohen përkujtimit të viktimave, që do të ndihmojë parandalimin e përsëritjes së krimit.
Në Izrael ndëkohë Dita e holokaustit u shënua me sirenat e makinave që ranë pandërprerë për dy minuta të tëra.
Vendi ndaloi në këto minuta, në nderim të 6 milion viktimave hebrenje të Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
