Botë

Dita e pestë e grevës së urisë

25.05.2014 17:30

Greva e urisë në çadrat pranë Kryeministrisë ka hyrë në ditën e saj të pestë...

Greva e urisë në çadrat pranë Kryeministrisë ka hyrë në ditën e saj të pestë. Aktualisht, në çadrat e vendosura në lulishten para Piramidës gjenden 12 grevistë, ndërsa 2 të tjerë janë shoqëruar për në spital për shkak të problemeve me shëndetin. 
 
2 grevistët po marrin ndihmën mjekësore në spital, por kanë deklaruar se do t’i rikthehen sërish grevës së urisë. Ndërkaq, 2 grevistë të tjerë janë larguar përfundimisht për shkak të gjëndjes së keqe shëndetësore. Mjekët që asistojnë grevën thonë se gjendja e 12 grevistëve të mbetur është po ashtu e rënduar për shkak të problemeve me tensionin dhe respirimin.
 
Rreth orës 2 pas mesnate, grevistët e urisë janë vizituar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha.
 
Ndërsa gjatë ditës së sotme pranë tyre ka qënë deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, i cili e cilësoi grevën njerëzore dhe aspak politike, ndërsa e quajti të papranueshëm faktin që nga kryeministria nuk ka asnjë reagim. Pranë çadrave të grevës qëndrojnë mjaft mbështetës dhe familjarë të cilët kanë takuar grevistët.