Vonesa e subvencioneve, bujqit nesër bllokojnë rrugët
Bujqit nuk kanë vetëm probleme me motin e keq...

Bujqit nuk kanë vetëm probleme me motin e keq, por edhe me vonesën në pagesën e subvencioneve. Për nesër kanë paralajëmruar protesta.
Nga Ministria e Bujqësisë thonë se para ka, por pengesat janë të natyrës procedurale ligjore.
Nga Ministria e Bujqësisë thonë se fajin e ka Ministria e Financave që arsyhetohet me Ligjin Zgjedhor dhe Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Edhe ministri i Bujqësisë fajin sot e hodhi tek Financat.
Cvetkov, së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka pranuar se shteti ka borxh rreth 90 milionë euro në emër të subvencioneve për tre vitet e fundit. Prej tyre, pjesa më e madhe e mjeteve, 52 milionë euro janë për vitin 2016 dhe rreth 1.2 milion euro për subvencione shtesë.
Sa i përket protestave të nesërme, cvetkov tha se bllokadat janë e drejtë demokratike e fermerëve, por beson se problemi duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale.
