Maqedoni

Gjoba drejtuesve të “Magyar Telekom”, korruptuan zyrtarë për të fituar kontratat

25.04.2017 11:03

Dy krerë ekzekutiv të “Magyar Telekom” janë pajtuar që të paguajnë gjobë financiare për shkeljet e Aktit Ndërkombëtar të Praktikave Korruptive...

Dy krerë ekzekutiv të “Magyar Telekom” janë pajtuar që të paguajnë gjobë financiare për shkeljet e Aktit Ndërkombëtar të Praktikave Korruptive dhe kanë pranuar një ujdi për të zgjidhur këtë çështje, njofton Komisioni i Letrave me Vlerë në ShBA.
 
“Magyar Telekom” ka paguar një gjobë prej 95 milionë dollarësh në dhjetor të vitit 2011 për të zgjidhur çështje paralele civile dhe kriminale, përmes të cilave kompania akuzohet se korruptoi zyrtarë për të fituar kontratat dhe shkeli konkurrencën në industrinë e telekomunikacionit.
 
Gjithashtu, Komisioni i lartëpërmendur ka gjobitur edhe ish-shefin ekzekutiv, Elek Straub, si edhe ish-shefin e strategjive, Andras Balogh, me gjoba prej 250 mijë dollarësh dhe 150 mijë dollarësh për pagesa korruptive për përfitim kontratash. Që të dy do të dalin para gjyqit këtë muaj. Gjobë prej 60 mijë dollarësh do të paguaj edhe Tomas Morvai për falsifikim të dhënash për kompaninë.