Botë
Vëzhguesit e BE-së nga sot në terren
25.05.2014 17:32
Në Kosovë është zbarkuar ekipi që do t’i vëzhgojë zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit...

Në Kosovë është zbarkuar ekipi që do t’i vëzhgojë zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit
Anëtarët e misionit vëzhgues, të cilët kanë arritur në Kosovë nga sot, janë shpërndarë në komuna të ndryshme të vendit për të ndjekur periudhën parazgjedhore dhe zhvillimet e tjera në prag të zgjedhjeve.
Zëvendësshefi i ekipit vëzhgues, Marian Gabriel, tha se ekipet do të vendosen në të gjithë Kosovën për të ndjekur periudhën parazgjedhore dhe të tjera.
“Ekipet e vëzhgueseve do të shpërndahen në gjithë Kosovën. Kemi 20 vëzhgues, të cilët do të punojnë nga dy persona. Po ashtu, këtu kemi edhe një ekip tjetër të ekspertëve, të cilët do të jenë në Prishtinë për të përkrahur vëzhguesit e tjerë. Kurse, më vonë do të na bashkohen edhe 42 vëzhgues të tjerë për një kohë më të shkurtë”, bëri të ditur Gabriel.
Vëzhguesit e zgjedhjeve në Kosovë, kanë thënë se këto zgjedhje janë të rëndësishme në zhvillimin e mëtejshëm demokratik të Kosovës.
