Maqedoni

Kuvendi sot vazhdon seancën e tetëmbëdhjetë konstituive

25.04.2017 11:23

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhjen e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve...

Në vijimin e deritanishëm të debatit nga LSDM-ja, akuzojnë  Gruevskin si porositës për pezullimin e shtetit ligjor, ndërsa presidentin Ivanov dhe kryesuesin me seancën konstituive, Trajko Veljanovskin, si zbatues. 
 
Ndërkohë, nga VMRO-DPMNE-ja ftojnë liderët politikë në një takim të përbashkët për të gjetur zgjidhje për krizën, kërkesë e cila u hodh poshtë nga LSDM-ja me arsyetimin se nuk mund të mbahet takim liderësh vetëm pse Gruevski duhet të lëshojë pushtetin dhe të përgjigjet para drejtësisë.