Maqedoni

Bujqit sot bllokojnë rrugët

25.04.2017 11:40

Bujqit nuk kanë vetëm probleme me motin e keq, por edhe me vonesën në pagesën e subvencioneve. Për sot kanë paralajmëruar protesta...

Nga Ministria e Bujqësisë thonë se para ka, por pengesat janë të natyrës procedurale ligjore. Nga Ministria e Bujqësisë thonë se fajin e ka Ministria e Financave që arsyetohet me Ligjin Zgjedhor dhe Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Edhe ministri i Bujqësisë fajin sot e hodhi tek financat. Cvetkov, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka pranuar se shteti ka borxh rreth 90 milionë euro në emër të subvencioneve për tre vitet e fundit.

Prej tyre, pjesa më e madhe e mjeteve, 52 milionë euro, janë për vitin 2016 dhe rreth 1.2 milion euro për subvencione shtesë. Sa i përket protestave të nesërme, Cvetkov tha se bllokadat janë e drejtë demokratike e fermerëve, por beson se problemi duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale.