Botë

Poloni, autobusi del nga rruga, 18 të lënduar

25.04.2017 11:59

18 persona nga Bjellorusia u lënduan sot në mëngjes në Poloni, kur autobusi që i transportonte u përplas dhe u përmbys në anë të autostradës...

Në autobus kishte 41 shtetas bjellorusë, që ktheheshin nga një udhëtim në Pragë. Ende nuk dihen shkaqet përse autobusi rrëshqiti nga rruga.

Tetë autoambulanca, një helikopter dhe 10 zjarrfikëse erdhën në vendin e ngjarjes.

Nga të lënduarit një grua është në gjendje më të rëndë dhe është transferuar menjëherë në sallën e operacionit. Të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta.