Katastrofë humanitare në Jemen, 19 mln njerëz në nevojë për ndihmë urgjente
Jemeni është përfshirë në atë që OKB e ka cilësuar si “kriza humanitare më të madhe në botë”...

Kryqi i Kuq ndërkombëtar alarmon se jeta në Jemen është e papërballueshme. Rreth 19 milionë nga 25.6 milionë banorë ndodhen në nevojë urgjente për asistencë. Sipas OKB-së, rreth 7 milionë nuk kanë asnjë garanci për ushqim, që do të thotë se kanë një nevojë imediate.
2 milionë fëmijë vuajnë nga kequshqimi. 14.5 milionë njerëz nuk kanë akses në mbrojtjen bazike shëndetësore. 3 milion njerëz janë shpërngulur nga vendbanimet, shumica e tyre gra dhe fëmijë. OKB ka nisur një mbledhje urgjente fondesh në Gjenevë dedikuar Jemienit. Pas dy vitesh luftë civile, Programi Botëror për Ushqimin deklaron se vendi është në prag të krizës së urisë.
Jemeni ishte vendi më i varfër në Lindjen e Mesme që përpara se të fillonte konflikti mes koalicionit të udhëhequr nga sauditët në mbështetje të qeverisë së Jemenit dhe rebelëve Houthi.
