Botë

Protestat në Venezuelë, shkon në 24 numri i të vdekurve

25.04.2017 12:57

Tre persona të tjerë janë vrarë në Venezuelë, në protestat rivale mes kundërshtarëve dhe mbështetësve të presidentit, Nicolas Maduro...

Aktet e fundit të dhunës e çojnë në 24 bilancin e të vdekurve në 3 javë protestash që kanë përfshirë vendin. Ka shumë persona të plagosur rëndë që aktualisht ndodhen mes jetës dhe vdekjes.

Protestat shpërthyen pas vendimit të Gjykatës Supreme për të marrë kompetencat e fraksionit opozitar, të dominuar nga Asambleja Kombëtare.

Kthimi mbrapsht i vendimit më pas nga gjykata nuk mjaftoi për të ndalur valën e demonstratave me mbështetësit e opozitës që kërkonin zgjedhje të menjëhershme.