Maqedoni
Shënohet 13 vjetori i rënies së Tigrit dhe Zymberajve
25.05.2014 17:36
Në kompleksin memorial në fshatin Sllupçan dje pasdite me homazhe...

Në kompleksin memorial në fshatin Sllupçan dje pasdite me homazhe u përkujtua rënia e dhjetë anëtarëve të familjes Zymberi.
Ngjarja kishte ndodhur 13 vite më parë gjatë granatimeve të forcave maqdonase mbi fshatin Sllupçan, me çrast në një bodrum vdekjen e gjetën 10 anëtarë të familjes Zymberi. Po dje u shënua edhe 13 vjetori i rënies së dëshmorit Mexhit Hamiti nga Runicë.
Ndërkaq sot me homazhe u përkujtua 13 vjetori i rënies së Fadil Nimanit Komandant Tigrit dhe Zaim Zeqirit.
Fadil Nimani ishte nga fshati Gërgoc i Gjakovës, një ushtarë shqiptar , Komandant dhe dëshmor i luftës në Maqedoni, duke rënë në altarin e lirisë 13 vjet më parë në fshatin Vaksincë të Likovës.
Më pas të gjithë të pranishmit bënë homazhe parnë varreve të këtyre dy dëshmorëve.
NEXHAT AQIFI
