Maqedoni
Klinika e Shkupit me kardiokirurgji
25.05.2014 17:43
Ndërtimi i hapsirës ku do të vendoset kardikurgjia shteterore në kuadër të klinikës kardiologjike...

Ndërtimi i hapsirës ku do të vendoset kardikurgjia shteterore në kuadër të klinikës kardiologjike, është në përfundim e sipër. Sipas minsitrit te shëndetësisë Nikolla Todorov, në afat prej tre vitesh, klinika do të sigurojë ekipin e vet për intervenim kardikirurgjik dhe për këtë qëllim sipas tij ministria po kujdeset për trajnimin e specialistëve jashtë vendit si dhe sigurimin e mjeteve të nevojshme.
“Këtu do të mund të kryhen diku prej 150 - 200 operacione në vit. Për këtë arsye ne do të sigurojmë edhe pajisje të reja më të sofistikuara.Në këto hapsira do të mund të kryhet edhe intervenimi kardiologjik, kujdesi intenziv kardiologjik si dhe kardiokirurgjia. Një numër i madh i kuadrit gjenden për trajnim jashtë vendit, por do të kemi edhe mjek specialist italian dhe zviceran që do të kryejnë operacione”, shprehet Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorv.
Investimi do të jetë kap vlerën rreth 650 mijë euro. Hapsira do të jetë gati ka muaji korrik ndersa kardiokirurgjia e parë do të kryhet ka muaji shtator.
Todorov me këtë rast theksoi se hapja e kardikirurgjisë shtetërore nuk do të ndërprejë marrëveshjet me dy kardiokirurgjitë private në shtet, Acibadem dhe Filip Vtori. Sipas tij, hapja e kardikirurgjisë shtetërore vetëm se do të rris kualitetin dhe shërbimet shëndetësore.
NERMIN MULAKU-FEJZULLAHU
