Bujqit protestojnë për subvencionet, kërcënojnë se do ta sjellin bagëtinë në qytet

25.04.2017 17:54

Bujqit protestuan për shkak të vonesës me pagesën e subvencioneve.....

Bujqit protestuan për shkak të vonesës me pagesën e subvencioneve. Ata i kanë dhënë ultimatum 24 orësh qeverisë që t’u paguan subvencionet, në të kundërtën kërcënohen se do t’i radikalizojnë protestat.

Duke kërkuar që sa më parë t’u ndahen subvencionet, bujqit ankohen se me vonesën e subvencioneve në pikëpyetje është vënë ekzistenca. Ata njëherit kërkojnë takim me ministrin e Financave, Kirill Minovskin që t’u sqarojë se përse deri tani nuk kanë mundur t’i marrin subvencionet. 

“Sot e paralajmërojmë qeverinë, se nga secili vend ka nga një përfaqësues këtu, nga secili fshat. Ta dini se Qyteti i Shkupit do të jetë totalisht i paralizuar. Nuk do të funksionojë asgjë. Çfarë beneficione kemi ne që e ruajmë bagëtinë? Këtu në Shkup do ta sjellim të gjithë bagëtinë së bashku me gjithë mekanizimin, do të sjellim lopë, dhen dhe derra”,- theksoi një bujk. 

“Shpresojmë se qeveria nuk do të na hakmerret, nuk do të na i bllokojë llogaritë, nuk do të na përbuzë, por kërkojmë qeveria të na mbështesë, të na ndihmojë, se jemi kategoria e fundit e qytetarëve me anë të të cilit zanat ne mezi po i mbajmë familjet”- u shpreh një bujk.

“Sigurisht që do t’i radikalizojmë protestat dhe do të bëjmë shtypje më të madhe, në qoftë se nuk merren parasysh kërkesat tona”,- tha një bujk.

Bujqit thonë se ata jo vetëm që nuk i marrin subvencionet nga ana e shtetit, por rregullisht paguajnë edhe tatime ndaj shtetit për çdo mall të shitur. (Ersan Pajaziti, TVM2)