Kriza në Kuvend, takim Ahmeti – Zaev, Nikolloski: Kryetari mund të zgjidhet në çdo çast

25.04.2017 18:06

Kryetari i Kuvendit mund të zgjidhet në çdo çast, sigurojnë nga shumica e re parlamentare....

Kryetari i Kuvendit mund të zgjidhet në çdo çast, sigurojnë nga shumica e re parlamentare. “Kemi plan dhe strategji dhe pritet vetëm momenti për zbatimin e tij”,- thotë Lupço Nikollovski nga LSDM. Sipas tij, pakica po ushtron dhunë mbi Kuvendin dhe nuk lejon votim, ku do të vihet në shprehje shumica e re parlamentare.          

“Çdo ditë është e mundur të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Spikeri i Kuvendit do të shpall zgjedhjet lokale dhe do të hap rrugën për zgjedhjen e Qeverisë reformuese. Bisedimet zhvillohen brenda shumicës që fitoi besimin e qytetarëve. VMRO-DPMNE dhe kjo udhëheqësi kriminale janë e shkuar, prandaj bisedimet do të vazhdojnë në kuadër të shumicës në Kuvend. Prandaj janë logjike të takimet e liderëve të partive politike që përbëjnë shumicën në Kuvend”,- theksoi Lupço Nikolloski nga LSDM.

Në favor të zgjidhjes së ngërçit në Kuvendit dhe hapjes së procesit paszgjedhor, ka qenë edhe takimi mes kandidatit për mandator, Zoran Zaev, dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit. Partitë konfirmuan takimin, por nuk zbulojnë detaje.   

Të dy janë deputetë në Kuvend dhe ashtu siç janë takuar deri sot, edhe më tej ka dhe do të ketë takime të kryetarëve të partive politike që përbëjnë shumicën në Kuvend. Nuk është për t’u habitur nëse çdo ditë do të ketë takime mes z. Ali Ahmetit dhe mandatorit të ri, Zoran Zaev”,- theksoi Lupço Nikolloski nga LSDM.

MANOJLLOSKI: TË SQAROHET MARRËVESHJA POLITIKE

Në ndërkohë, deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhduan debatin rreth të ashtuquajturës “Platforma nga Tirana”.

“Konsideroj se nuk duhet të kalojmë në pikën tjetër derisa nuk sqarohet deri në fund se çfarë është dakorduar, cilat janë pikat e platformës, çfarë është publikuar dhe çfarë nuk është publikuar para syve të opinionit maqedonas”,- theksoi Goron Manojlloski nga VMRO-DPMNE.

Platforma është vetëm shkas, keni frikë nga drejtësia, tha deputeti i BDI-së, Ejup Alimi. Ai ftoi subjektet maqedonase që të zhbllokojnë Kuvendin.

“Një orë e më parë duhet të zhbllokohet Parlamenti dhe të formohet qeveria. Duhet ta tejkaloni vetveten në interes të qytetarëve”,- tha Ejup Alimi nga BDI.

Pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme, deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë takim liderësh për dakordimin e një zgjidhjeje për zhbllokimin e proceseve.

LSDM e hodhi poshtë këtë kërkesë. “Ka shumicë të re parlamentare dhe VMRO duhet të lejojë transfer të qetë të pushtetit”,- thonë nga LSDM. (Shpëtim Nuredini, TVM2)