Maqedoni
Përfundojnë me sukses garat në matematike
25.05.2014 17:47
Ka përfunduar sot Olimpiada e XIX mbarëkombëtare e matematicintëve e cila mbahej në Komunën e Çairit...

Ka përfunduar sot Olimpiada e XIX mbarëkombëtare e matematicintëve e cila mbahej në Komunën e Çairit. Organizatorët kanë shpallur edhe nxënësit më të suksesshëm të olimpiadës për gazuesit të tre klasëve, asaj të 7, 8 dhe 9-të, gjegjësisht vitit të parë për nxënësit e Maqedonisë.
Anëtari i komisionit qëndror të Olimpiadës, Nexhat Kasa ka theksuar se të gjithë nxënësit pjesëmarrës në Olimpiadë janë shpërblyer me mirënjohje, ndërsa më të suksesshit edhe me medalje, të artë, argjendë dhe medale bronzi.
“Për klasat e shtata, gjegjësisht për Maqedoni klasët e 8 nëntëvjeçare, vendi i parë Aleksioa Kolo “Aulona” - Vlorë, vend të dytë Qëndresa Selimi “Naim Frashëri” - Kumanovës dhe vend të tretë Armin Ibishi “Avdyl Frashëri” - Tetovë. Për klasët e teta vendin e parë e fitoi nxënësi Safet Hoxha shkolla numrë 1 Vlorë dhe vednine dytë Aldi Demaj shkolla 22 Tetori Berat. Për vitet e para gjegjësisht klasën e nëntë, vendin e parë e mori Alban Ismaili shkolla “Sami Frashëri” - Kumanovë, vendin e dytë, Reim Myrtezi - “Turgut Usal” Durrës dhe vendin e tretë, Leutrim Ahmeti “Sami Frashëri – Kumanovë, këto janë vendet të cilat fituan çmime, medalje”, shprehet Anëtari i Komisionit qëndror të Olimpiadës, Nexhat Kasa.
Kasa su shpreh se në fund, të gjitha ekipet pjesëmarrëse janë shprehur të kënaqur nga organizimi por edhe pritja në për familje e fëmijëve, vendosja e mysafirëve dhe të tjera. Ai po ashtu ka njoftuar se me pëkrahjen e kryetares së Komunës Teuta Arifi, Olimpiada e 20-të do të mbahet në Komunën e Tetovës.
“Mbrëmë ishte përfaqësuesi i komunës së ztetovës, drejtori i arsimjittë komunës, në emër të kryteares së Tetovë përshëlndeti të pranishmit dhe faktikisht e shpalli të hapur olimpiadën e XX e cila do të mbahet në tetovë, këtë e përcolli drejtori i drejtorisë arsimore, Amet Qazimi në emër të kryteraes së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi”, shprehet Anëtari i Komisionit qëndror të Olimpiadës, Nexhat Kasa.
Në Olimpiadën e XIX morën pjesë rreth 120 nxënës të shkollave fillore nga të gjitha hapësirat shqiptare. Ajo për çdo vit organizohet në qytete të ndryshme shqiptare, nga revista “Plus” dhe ka për qëllim që t’i bashkojë matematicientët e ardhshëm shqiptar nga Shqipëria, Kosova Maqedonia Mali i Zi, Luga e Preshevës dhe vende tjera.
MEFAIL ISMAILI
