Maqedoni
Bruksel, konsultime mes Maqedonisë dhe NATO-s
25.04.2017 18:21
Në selinë e NATO-s u mbajtën konsultimet e radhës mes Maqedonisë dhe Aleancës...

Në selinë e NATO-s u mbajtën konsultimet e radhës mes Maqedonisë dhe Aleancës, në të cilat edhe një herë delegacioni i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes konfirmoi se theks strategjik i Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në NATO.
Reformat ishin pjesa kryesore e konsultimeve në Bruksel.
“Me bashkëbiseduesit i kemi prekur të gjitha çështjet në lidhje me reformat dhe gjithçka që është arritur gjatë vitit të kaluar dhe të gjitha sugjerimet, gjegjësisht vërejtjet me qëllim të mirë nga ana e NATO-s në lidhje me atë si duhet të lëvizim përpara deri në anëtarësimin e plotfuqishëm në Aleancë”,- deklaroi zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti.
Në vitin 2017, në buxhetin e Ministrisë janë miratuar 6,38% më shumë mjete buxhetore dhe përfaqësuesit e Aleancës përshëndetën faktin që pothuajse 21% i këtyre mjeteve do të dedikohen për shpenzime kapitale.
“Ministria e Mbrojtjes dhe Armata veç më e kanë filluar procesin e furnizimit të pajisjes së re, moderne dhe bashkëkohore për nevojat e Armatës dhe veç më kanë arritur marrëveshje. Gjithashtu, jashtëzakonisht jemi të përkushtuar edhe në pjesën e vazhdimit të këtij procesi kyç”,- theksoi sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, Elizabeta Çupovska-Ristova.
Maqedonia sivjet hap ciklin e 18 të Planit të akcizës për anëtarësimin e ardhshëm në Aleancë. Gjatë këtyre konsultimeve Maqedonia është vlerësuar për kontributet adekuate në të gjitha qëllimet e partneritetit.
GAZMEND REXHEPI
