Fleckenstein dhe Mcallister, në përpjekje për tejkalimin e krizës në Shqipëri
25.04.2017 19:20
Dy eurodeputetët, Knut Fleckenstein dhe David McAllister....

Dy eurodeputetët, Knut Fleckenstein dhe David McAllister, ndodhen në Tiranë në përpjekje për të zgjidhur krizën politike.
Takimi në kryesinë e Kuvendit me Ramën dhe Metën ka zgjatur 60 minuta, ndërsa më pas ata kanë takuar edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
Takimi ka zgjatur rreth një orë e 120 minuta, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri demokrat, deputeti aktual Sali Berisha.
Nuk janë dhënë detaje për rezultate nga takimet e zhvilluara, por pritshmëritë janë të mëdha. Opozita deri tani refuzon të marrë pjesë në zgjedhje duke kërkuar qeveri teknike, pasi dyshon në mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve.
