Ushtria serbe përkrah ushtrisë ruse në Siri
Rusia dhe Serbia konfirmuan interesin e përbashkët për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake.....

Rusia dhe Serbia konfirmuan interesin e përbashkët për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake.
Këtë e konfirmuan ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, dhe homologu i tij serb, Zoran Gjorgjeviq pas takimit në Moskë.
Shoigu tha se Moska e sheh Beogradin si partner të besueshëm, i cili mbron parimet themelore të sigurisë ndërkombëtare.
“Për fat të keq, bota nuk po bëhet vend më i qetë dhe më i qëndrueshëm. Ngjarjet në dekadën e fundit, që lidhen me revolucione shumëngjyrëshe, pushtime të ndryshme dhe përmbysje me dhunë të udhëheqësve të shtetit, nuk sjellin asgjë të mirë”, tha Shoigu.
Ai po ashtu tha se fitorja e Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale në Serbi e forcon besimin e Rusisë në marrëdhëniet e fuqishme midis dy vendeve.
Edhe Ministri serb Djordjevic, ka thënë se Serbia dëshiron të marr pjesë bashkërisht me rusët në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare.
“Në veçanti, kemi diskutuar pjesëmarrjen e forcave të armatosura të Serbisë në deminim, në Siri, duke përfshirë Palmyran”, ka thënë Djordjeviç.
Serbia, kohëve të fundit ka blerë gjashtë aeroplan ushtarak nga Rusia, të cilët do të detyrohet t’i sjellë në vend të vetin me anije, pasi NATO ja ka ndaluar që ata të fluturojnë në hapsirën ajrore të shteteve anëtare të Aleancës Veriatlantike.
