Maqedoni
Mot me diell deri në 24 gradë
26.04.2017 09:03
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla...

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, më e shprehur përgjatë Vardarit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri tetë gradë, ndërsa e ditës prej 19 deri 24 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell, me vranësira të vogla dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri katër gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 24 gradë.
Deri të premten do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë mesatare jugore, më shumë e shprehur përgjatë luginës së Vardarit. Temperaturat e mëngjesit do të jenë në ngritje, ndërsa ato ditore në ngritje më të theksuar.
Nga nata drejt së shtunës vranësirat do të rriten dhe gjatë fundjavës së zgjatur do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Prej të dielës do të fillojë të fryjë erë veriore e cila do të sjellë zbritje të temperaturave. Të dielën pasdite pritet mot jostabil me dukuri të bubullimave./Mia
