Ekonomi

Bogov: Investitoret kërkojnë ambijent të sigurtë

25.05.2014 17:50

Investitorët e huaj janë të pasigurtë kur ka beteja politike dhe mungesë të ambientit të qetë në Maqedoni...

Investitorët e huaj janë të pasigurtë kur ka beteja politike dhe mungesë të ambientit të qetë në Maqedoni. Kjo është theksuar nga guvernatori i Bankës Popullore të Maqedonisë, Dimitar Bogov në intervistën për Radio Evropa e Lirë.
 
“Ekonomia kërkon ambient të qetë, kushte stabile dhe të parashikueshme për punë si dhe institucione stabile që funksionojnë. Ashtu që më mirë është që të gjitha betejat politike të udhëhiqen në kuadër të institucionet, për shkak se nuk ndodh kjo, investitorët e huaj nuk ndjejnë siguri”, shprehet Guvernatori i BPM-së, Dimitar Bogov.
 
Sipas kreut të BPM-së, eksporti në vendin tonë shënon rritje në kontinuitet. Vitin e kalur ka shënuar rritje prej 2 për qind, ndërsa këtë vit pritet që rritja të jetë shumë më e fuqishme dhe atë rret 10 për qind.
 
Kjo përiqndje sipas tij mund të jetë edhe shumë më e madhe nëse kyçen më shumë furnizues vendor.  Por ai ka potencuar se BPM është e shqetësuar për uljen e rezervave devizore për 88 milionë euro nga shkurti i këtij viti deri në prill.
 
“Kjo është një indikatorë i rëndësishëm sepse ne po vazhdojmë politikat e kursit stabil të denarit dhe përmes kësaj mbajmë edhe stabilitetin makroekonomik në ekonominë e vendit tonë. Por presim që deri në fund të vitit të stabilizojmë rezervat devizore, dhe në vitin 2015 të rriten ato”, shprehet Guvernatori i BPM-së, Dimitar Bogov.
 
Përfitimit i bankave në vend, sipas  Bogov akoma nuk është ashtu siç duhet të jetë në kushte normale të rritjes ekonomike, por sërisht ka dalje nga periudha kur rritja ishte më e dobët.
 
Sipas guvernatorit Bogov, vendi vitin e kaluar ka shënuar rritje ekonomike prej 3,1 për qind, ndërsa ka pritje që faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e vitit të kaluar, të vazhdojnë të ndikojnë edhe këtë vit. Ai ka potencuar se faktorët ishin investimet e huaja të drejtpërdrejta, projektet publike infrastrukturore dhe faktori tjetër më i rëndësishëm është rritja ekonomike në eurozonë.
 
MEFAIL ISMAILI