Maqedoni
Veprat e paligjshme nuk kane perkatesi etnike
25.05.2014 17:58
Çdo vepër penale, kundërvajtje, incident edhe sikur të ndodh ndërmjet personave me përkatësi të ndryshme nacionale...

Çdo vepër penale, kundërvajtje, incident edhe sikur të ndodh ndërmjet personave me përkatësi të ndryshme nacionale, nuk do të thotë se është i karakterit ndëretnik.
Kështu shprehet profesori universitar, Osman Kadriu, i cili shton se rastet, siç është vjedhja, fatkeqësit në komunikacon, bile edhe vrasja në kuptimin e privimit nga jeta, janë vepra banale e jo ndëretnike. Ndërsa krijuesit e këtyre veprave duhet të përgjigjen para organeve të drejtësis.
Kadriu kërkon që institucionet kompetente duhet tu paraprijn situatave dhe në këtë mënyrë gradualisht mund të arrihet eliminimi I dukurive negative në shoqëri, të cilat në të shpeshtën e rastev krijon mos siguri të qytetarët e vendit.
“Nuk mjafton të gjykohen shkaqet vetëm kur ndodhin pasojat. Kjo shpesh herë ndodhë sidomos kur gjykohet nga partit politike, nga subjektet dhe organet e shtetit. Por, këtu në vend të parë duhet të punohet më së shumti në mardhëniet e shëndosha ndëretnike që të eliminohen shkaqet e krijimit të këtyre formave që shqetësojn popullatën, krijon mos siguri dhe përgjegjësia është e shtetit. Organet e shtetit, subjektet politike edhe te blloku shqiptar edhe ai maqedonas janë përgjegjës në rend të parë për krijimin e ktyre ndodhive dhe ato duhet të punojn më së shumti në eliminimin e motiveve që egzistojn”, shprehet profesori univerzitar Osman Kadriu.
Ndërkohë kryetari I OJQ CIVIL, Xhabir Deralla, është I mendimit shteti duhet të vëndos në përdorim maksimal organet e drejtësisë që të gjithë qytetarët e vendit të kuptojn se veprat e paligjshme nuk kanë përkatësi etnike.
“Qeveria e Maqedonis, sa më shpejt duhet të del me strategji, sa më shpejtë duhet të del me kumtes të përbashkët, siç dolën me kumtes të përbashkët se do të bajnë qeveri, njejt duhet të veprojnë edhe tani me një kumtes të përbashkët, se janë plotësisht kundër ndaj shprehjes së revoltit të qytetarëve në këtë formë. Si dhe menjëherë të fillojn me aktivitete serioze për dënimin e të gjithë pjestarëve”, shprehet kryetari i OJQ CIVIL, Xhabir Deralla.
Kadriu thotë se praktika e deri tashme tregonë se incidentet që marrin kahje ndëretnike gjithmonë ndodhin në rrugë, në vende publike në shkolla, në trafikun urban dhe ndeshje sportive. Faktori kyc qe parandalon tensionimin e marredhenieve nderetnike, jane organet kompetente te cilat fillimisht duhet te zbulojne motivin e nje vepre , dhe fill pas saj e gjith procedura kalojë tek organet gjyqesore.
SANIJE KASAMI
