Akuzat e Ivanovit ndaj OJQ-ve, Zhbogar: Për përfitime ditore politike

26.04.2017 15:29

“Shoqëria civile në Maqedoni është në shënjestër të akuzave publike politike të cilat shfrytëzohen për pikë politike, ndërkaq aktivistët civilë diskreditohen dhe etiketohen”...

“Shoqëria civile në Maqedoni është në shënjestër të akuzave publike politike të cilat shfrytëzohen për pikë politike, ndërkaq aktivistët civilë diskreditohen dhe etiketohen”,- deklaroi sot ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, gjatë vizitës së tij në Shtip, me rastin e promovimit të thirrjes së re të Bashkimit Europian për organizatat qytetare në vend, i cili ka vlerë 5 milionë euro.
 
“Kjo thirrje vjen në kohën e sfidës për shoqërinë civile, e cila është në shënjestër të akuzave politike që shfrytëzohen për pikë politike. Polarizimi i shoqërisë civile shprehet te aktivistët, qytetarët të cilët publikisht diskreditohen dhe etiketohen, madje edhe të dhënat e tyre personale publikohen publikisht dhe në mënyrë të paligjshme, për shkak të së cilës aktivistët qytetarë janë të kufizuar që të marrin pjesë në projekte. Për ne, shoqëria civile vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave të BE-së, të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve të shtetit dhe autoriteteve lokale”,- deklaroi shefi i misionit të BE-së në RM, Samjuel Zhbogar.
 
BESIM ABDULLAI