Maqedoni
“Jugohrom”, faza e parë e sistemi filtrues deri në fund të vitit
26.04.2017 15:47
Kombinati “Jugohrom” paralajmëron se deri në fund të vitit do t’i plotësojë kushtet për marrjen e lejes së integruar ekologjike A...

Nga kombinati njoftojnë se ka përfunduar betonimi i bazës së stacionit për filtrim, ku duhet të kyçen dy furrat në të cilat realizohet gjysma e prodhimit.
Në fazën e dytë kombinati parasheh që brenda 18 muajve të plotësojë kushtet edhe për kyçjen e furrave tjera.
“Sistemi i filtrimit nuk është thjesht vendosje e filtrave, siç mendojnë disa, ky është proces i komplikuar, që presim të përfundojë për 8 muaj në fazën e parë, por lëshimi në punë i kombinatit është shumë me rëndësi, pasi me atë do të zgjidheshin çështjet ekonomike dhe sociale të ndërmarrjes”,- deklaroi drejtori i “Jugohromit”, Vasko Skenderovski.
Nga Sindikata e të punësuarve në “Jugohrom” shprehen të kënaqur nga përpjekjet e udhëheqësisë për ndërtimin e stacionit të filtrimit, që të mund të merret leja ekologjike, dhe “Jugohromi” të rifillojë me punë, me çka do të mundësohej kthimi në vendet e tyre të punës i 600 punëtorëve të larguar nga puna pas mbylljes së kombinatit.
Edhe udhëheqësia e kombinatit apelon te qeveria t’i mundësojë riaktivizimin me punë në muajt kur nuk ka ndotje të lartë, me çka do të krijoheshin përfitime të mjeteve financiare për realizimin sa më të shpejtë të stacionit të filtrimit, pasi stacioni vetëm për fazën e parë kushton 12 milion euro.
GYLTENE SINANI
