Ekonomi

LOE: 6.25 mln franga për zhvillimin e biznesit të grave

26.04.2017 16:18

Gratë sipërmarrëse t’i shfrytëzojnë mundësitë për të rritur produktivitetin, konkurrencën dhe cilësinë e kompanive përmes...

Gratë sipërmarrëse t’i shfrytëzojnë mundësitë për të rritur produktivitetin, konkurrencën dhe cilësinë e kompanive përmes mjeteve të programit aktual për rritjen e tregut të punës të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, thonë nga Lidhja e Odave Ekonomike.
 
Kompanive mund t’u ndahen mjetet për përgatitjen e biznes-planit, aplikimin për instrument konkret financiar, për zhvillim dhe plan për investime.
 
“Rreth 30% të kompanive në vend udhëhiqen nga gratë, por është fakt se 99% e tyre janë kompani të vogla dhe të mesme, që flet se ato nuk kanë arritur zhvillim më të madh”,- deklaroi eksperti për çështje të barazisë gjinore, Zhaklina Geshtakovska-Aleksovska.
 
“Fokusi ynë në periudhën e ardhshme do të jetë në prezantimin e të gjitha programeve në dispozicion për mbështetje financiare të zbatimit të mëtejshëm për sukses në aplikimin dhe përfitimin e mjeteve për modernizimin dhe zhvillimin e sa më shumë kompanive”,- theksoi drejtori ekzekutiv i LOE-s, Aleksandar Zarkov.
 
Shërbimet të cilat u janë ofruar kompanive, kanë dhënë rezultate, gjegjësisht shtatë e kanë rritur shitjen, ndërsa katër kanë qasje më të mirë në financa.
 
“Përpunimi i biznes-planit rezultoi me fitimin e grandit, ku më janë mundësuar mjete për shpenzime në përpunimin e suvenirëve”,- tha përfaqësuesja e Kompanisë “Spirito-Prespë”, Ana Përculovska.
 
Për programin në fjalë, periudha e zbatimit të të cilit është prill 2015- 2019, janë të ndarë 6.25 milionë franga zvicerane.
 
BELINDA KOKA-ADEMI