Maqedoni

Kumanovë, shtyhet gjykimi për vrasjen e Xhemail Rexhepit

26.04.2017 16:44

Është shtyrë për të dytën herë seanca gjyqësorë për vrasjen e Xhemail Rexhepit, i njohur si Komandant Shqiponja...

Seanca u shty për më 5 maj, me kërkesë të Prokurorisë Publike Themelore, por prokurori i çështjes, Isa Sulejmani, nuk ka dashur të sqarojë arsyet për kërkesën e shtyrjes së seancës ku duhet të merret vendim ndaj të akuzuarit, Bajram Limanit.

Pala akuzuese e quan vendimin për shtyrjen e sërishme të seancës si tendencioz. Avokati mbrojtës i familjes së të vrarit, Marjan Vitanovskit, thotë se me gjasë rasti do të shkojë në rikualifikim të akuzës për vrasje gjatë përleshjes me armë zjarri dy vjet më parë në Kumanovë,  ku mbeti i vrarë Komandant Shqiponja.