Kontestet ekonomike, ndërmjetësimi - mënyra më e mirë e zgjidhjes
Ndërmjetësimi është mënyra më e mirë dhe më e përshtatshme për zgjidhjen e kontesteve ekonomike...

Ndërmjetësimi është mënyra më e mirë dhe më e përshtatshme për zgjidhjen e kontesteve ekonomike. Në Maqedoni, nga viti 2006 ekziston rregullativa ligjore që ka institucionalizuar ndërmjetësimin.
“Me ndryshimet e fundit në vitin 2016, në Ligjin për kontest gjyqësor, te kontestet ekonomike, vlera e të cilave nuk tejkalon pretendimet financiare në vlerë prej 1 milion denarë, kompanitë para se të futen në procedurë ligjore detyrimisht duhet të orvaten e të zgjidhin kontestin përmes mediacionit, në të kundërtën gjyqi do t’ua refuzojë padinë”,- deklaroi drejtoresha ekzekutive e OEM-së, Elisabeta Georgieva.
“Është në dobi të qytetarëve në rend të parë, në vend që të pritet dhe të harxhohet edhe kohë edhe mjete për proceset e stërzgjatura gjyqësore, të mundet ky proces të zgjidhet edhe më lehtë, edhe më mirë, edhe në formë sa më efikase”,- tha përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, Milazim Mustafa.
Në Shqipëri, ndërmjetësimi është një mënyrë popullore për zgjidhjen e kontesteve qytetare, por zbatohet shumë pak nga kompanitë.
“Ne si dhomë tregtie po përpiqemi të promovojmë ndërmjetësimin për kompanitë tona dhe nëse është e mundur mosmarrëveshjet që ata kanë mos të shkojnë në dyert e gjykatës, por të shkojnë te ndërmjetësuesi që të zgjidh më shpejt dhe në liri konfliktin”,- Albana Laknori nga Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë.
Në Maqedoni veprojnë 21 mediatorë të licencuar. Në bazë të të dhënave të OEM-së, nga 300 lëndët e dërguara në procedurë, 30 janë zgjidhur me sukses. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
