Maqedoni

Grupmoshat e reja më të vrullshme

25.05.2014 18:04

Nxënësti e shkollave të mesme, janë grupmosha e të rinjësh të cilët ndikohen më së shumti nga incidentet ndëretnike në vend...

Nxënësti e shkollave të mesme, janë grupmosha e të rinjësh të cilët ndikohen më së shumti nga incidentet ndëretnike në vend.  
 
Sociologu dhe profesori universitar Ali Pajaziti, vlerëson se kjo grupmoshë më leht e shpreh edhe mllefin e sajë tek bashkmoshatarët e etnitetit të kundërt  dhe prandaj  duhet të bëhet kujdes i veçantë.
 
“Ato janë një grup i cili ndikohen shumë  nga ndodhitë dhe nga ngjarjet, nga eventet e tilla negative të cilat reflektohen në perosnalitetin e tyre dhe pastaj ato mund që të shpërthejnë edhe në përmasa shumë më të mëdha. Për këto arsye duhet të kemi shumë kujdes se si i ndërtojmë raportet në një shoqëri demokratike. Duhet të bëhet kulturizimi i tyre me vlera, me vyrtyre dhe me kategori të cilat janëm të botëkuptimit të respektin të ndërsjelltë”, shprehet profesori universitar Ali Pajaziti.
 
Sociologu Pajaziti pohon se në qoftëse vazhdon të lejohet shprehja e vrullit nga nxënësit e etniteteve të ndryshme, do të formohet hendek i madh mes dy grupeve rinore i cili do të reflektojë  me pasoja dhe rrjedhime afatgjate.
 
Zv/drejtori i shkollës së mesme profesionale Vllado Tasevski në Shkup, Arben Idrizi derklaron se fatmirësisht rastit i fundit i njohur në opinion, nuk pat ndikim të veçant tek nxënësit e skollave të mesme dhe gjithçka ka kaluar pa incidente.
 
“Është e vërtetë që nxënësit janë atë që shumë më shpejt e shprehin mllefin, pakënaqësinë apo nervozën por në këtë rast klanë qenë të matur dhe ne kemi ndikuar, kemi folur dhe u kemi sygjeruar si ata të veprojnë dhe nuk ka pasur asnjë incident më të vogël.Në këtë vend ku ndodhemi, në këtë sipërfaqe të vogël, janë katër shkolla, tre shtetërore dhe një private dhe ne nuk kemi kurrfar problemi me nxënësit e etniteteve të ndryshme, bashkëpunojnë drejtorët e shkollave bashkërishtë takohemi dhe me lehtësi e kemi kaluar këtë, nuk mund të themi se ka telashe”, shprehet zv/drejtor i SHMP – Vllado Tasevski – Shkup, Arben Idrizi. 
 
Zëvendësdrejtori Idrizi ka deklaruar se edhe pas rastit të fundit në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup, si dhe kujdestarët tjerë të shkollës kanë biseduar me nxënësit që të mos bien në provokime të ndryshme por edhe të mos provokojnë dhe të largohen me pjekuri nga incidentet eventuale.  
 
Ekspoertët po ashtu apelojnë deri tek prindërti, tek lidershipi shkollort por edhe te liderët tjerë në shoqëri që të kontribuojnë në maksimum dhe të ndikojnë tek të rinjtë e shkollave të mesme që të mos shprehin mllef ndëretnik.
 
MEFAIL SIMAILI