Takohen sërish Ahmeti-Zaev, janoptimistë se zgjidhja e krizës do ndodhë shpejt

26.04.2017 18:36

E derisa Kuvendi vazhdon zënkat, krerët e shumicës së re parlamentare, Zaev dhe Ahmeti....

E derisa Kuvendi vazhdon zënkat, krerët e shumicës së re parlamentare, Zaev dhe Ahmeti, vazhdojnë takimet për gjetjen e një zgjidhjeje për zhbllokimin e këtij institucioni.

Zaev thotë se me rëndësi është që situata të debllokohet shpejt, por pa krijuar tensione.

Shumica parlamentare bën gjithçka çka mundet që në kuadër të Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores së Kuvendit të RM-së të gjendet zgjidhje.

“Kemi mbështetje të plotë, bisedojmë vazhdimisht, unë jam i lumtur që numri i përgjithshëm i deputetëve është 69, të cilët e përkrahin procedurën për mbarim sa më të shpejt të kësaj seance konstituive, që i mundon para se gjithash qytetaret. Ne vazhdimisht kemi takime, jemi partnerë potencialë të koalicionit, siç kemi takime me Ahmetin, kemi takime edhe me Selën, me Kasamin, madje edhe me deputetin nga radhët e PDSh-së, takimet janë në vazhdimësi. Ajo që të gjithëve na vë në pozitë të politikanëve të kthjelltë është që të shmangim çdo lloj provokimi, mos dhëntë zoti ndonjë dhunë të mundshme ose diçka tjetër, sepse Maqedonia është e lodhur nga i gjithë ky regjim,  populli pret  epilog në interes të shtetit dhe garantojmë perspektiva të mira për të gjithë”,- tha Zaev.

Ahmeti ripotencon se BDI është gjithnjë në anën e zgjidhjes së krizës.