Zhbogar: Dialogu mes partive, në institucione

26.04.2017 18:50

Euroambasadori Zhbogar porositi politikanët të gjejnë zgjidhje për krizën...

Euroambasadori Zhbogar porositi politikanët të gjejnë zgjidhje për krizën, por shton se nuk është detyrë e diplomatëve t’u tregojnë se si të dilet nga kriza.

I pyetur për një takim të mundshëm liderësh, Samuel Zhbogar konsideron se dialogu ndërmjet partive duhet të zhvillohet në institucione.

Zhbogar, ndërkohë, i ka cilësuar akuzat e presidentit ndaj OJQ-ve si akuza politike për përfitimin e pikëve ditore.