Dështojnë negociatat, PD paralajmëron përshkallëzim të dhunës

26.04.2017 19:44

As negociatorët e mbërritur posaçërisht nga Brukseli nuk kanë mundur t’i ulin gjakrat....

As negociatorët e mbërritur posaçërisht nga Brukseli nuk kanë mundur t’i ulin gjakrat mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri.

Takimet e negociatorëve, David McAllister dhe Knut Fleckenshtajn, kanë përfunduar pa rezultate.

Zyrtari i lartë i Brukselit thotë në një status në FB se në takimet që ka pasur ditën e djeshme ka vënë re progres në disa fusha, por sërish palët vijojë të mos gjejnë konsensus për krijimin e qeverisë teknike, teksa u bën thirrje palëve politike që të kapërcejnë ngërçin politik. Një ditë pas dështimit të negociatave, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka dhënë asnjë shenjë tërheqjeje, madje duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave.

Ndërkohë, ambasadorët kanë zhvilluar takime me liderët politik pothuaj gjatë gjithë ditës. Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, ka thirrur në takim krerët e partive politike në orën 19.00 të mbrëmjes, me tematikë zgjidhjen e ngërçit politik. (Luljeta Ndoka, TVM2)