LSDM: Ivanov tenton të demolojë shtetin
Me mohimin e pushtetit të ri që e zgjodhën qytetarët dhe bllokimin e proceseve, Ivanov....

I menjëhershëm ishte reagimi i LSDM-së. “Me mohimin e pushtetit të ri që e zgjodhën qytetarët dhe bllokimin e proceseve, Ivanov drejtpërdrejt rrezikon interesat shtetërore dhe kombëtare të qytetarëve”,- thonë nga partia e Zaevit. “Gjorge Ivanov tenton ta demolojë tërë shtetin dhe institucionet e sistemit me sjelljen e tij antishtetërore, e cila nuk i ngjan funksionit që e ushtron si president i shtetit. Shtatëqind mijë qytetarë kanë votuar për Maqedoni demokratike, të lirë, ekonomikisht të përparuar dhe evropiane. Gjorge Ivanov nuk do ta pengojë vullnetin demokratik të qytetarëve”,- thonë nga LSDM.
Ata kanë shtuar se shumica e re parlamentare ka për obligim dhe detyrë të mbrojë shtetin dhe qytetarët dhe se do të ketë përgjegjësi nëse pengohet realizimi i vullnetit të shumicës.
