Tenis

Dita e parë në Roland Garros, pa surpriza të mëdha deri më tani

25.05.2014 18:09

Në kryeqendrën franceze Pariz, gjatë ditës së sotme, ka nisur garimi në kuadër të...

Roxher Federer, fitues I këtij turneu vitin 2009, nuk kishte problem në mecin e parë sivjet në Rollan Garos, duke e mundur pa vështirsi dhe me 3-0 në sete, sllovakun Llacko, duke I lejuar kundërshtarit që të fitoj vetëm tetë gejme gjatë të gjithë mecit.
 
Problem nuk kishte as favoriti tjetër, Tomas Berdih. Ceku, bartës I gjatë I turneut, njëashtu në tre sete, eliminoj Pollanskin nga Kanada. Në tre sete, fitore korri edhe favoriti I tetë I turneut, Millosh Raonic, që mposhti Kirgiosin nga Australia.
 
Nga bartësit tjerë, deri më tani mecet e tyre I kompletuan dhe vazhduan më tutje vazhduan edhe Xhon Isner, Villfred Conga, Mikaell Juzhni, Jirzhi Janovich dhe Dmitri Tursunov.
 
Edhe te gjinia më e bukur, favoritet e mëdha nuk kishin probleme deri më tani. Bartësja e parë dhe fituesja aktuale, Serena Uiliams, vendases Lim I mundësoi të fitoj vetëm tre gejma, duke e mposhtur me 6:2 dhe 6:1.
 
Vetëm tre gejme në raundin e parë humbi edhe bartësja e tretë, Agneshka Radvanska, kundër kinezes Zhang. Deri më tani, me sukses vazhduan më tutje edhe Venus Uiliams dhe Daniella Hantuhova, ndërsa u eliminua bartësja e 25-të, Kjara Kjanepi, që u befasua nga rumunja Nikulesku.