Botë

Siri, shpërthim në aeroportin e Damaskut

27.04.2017 09:34

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur zonën pranë aeroportit ndërkombëtar të Damaskut...

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, forca e tij ka qenë aq e madhe sa shpërthimi është dëgjuar deri në kryeqytetin sirian. 
 
Aeroporti ndodhet rreth 25 km në juglindje të Damaskut. Raportet në media tregojnë se shpërthimi është pasuar edhe nga një zjarr gjigand. 
 
Për momentin, nuk ka të dhëna për viktima, ndërsa shkaku i incidentit mbetet i paqartë./Top Channel