Maqedoni

Fushatë interneti për politika dhe programe për të rinj

27.04.2017 10:31

Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSL) sot do të nënshkruajë memorandum për bashkëpunim...

Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSL) sot do të nënshkruajë memorandum për bashkëpunim me Koalicionin e organizatave për të rinj - SEGA, me çka do të fillojë fushata onlajn për promovim të politikave dhe programeve për të rinj.
 
Në vigjilje të Ditës ndërkombëtare të punës - 1 Majit, KSL dëshiron që të vendosë bashkëpunim me organizatat e të rinjve për shkak të përmirësimit të pozicionit ekonomiko-social të të rinjve në shoqëri dhe krijimin e politikave për përfshirjen e tyre më të madhe si dhe promovimin e të rinjve në tregun e punës, paralajmëroi KSL./Mia