Botë

Siri, shpërthim pranë aeroportit të Damaskut

27.04.2017 11:27

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një zonë pranë aeroportit ndërkombëtar të Damaskut, thotë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut...

“Shpërthimi ishte i madh dhe u dëgjua deri në Damask,”- tha kreu i grupit monitorues, Rami Abdel Rahman.
 
Aeroporti gjendet rreth 25 km në juglindje të kryeqytetit të Sirisë. Shpërthimi thuhet se u pasua nga një zjarr i madh. Nuk ka raportime për viktima, ndërsa nuk janë të ende të qarta shkaqet e këtij shpërthimi të fuqishëm.