Botë

Lirohet Ramush Haradinaj, Gjykata në Kolmar refuzoi kërkesën e Serbisë

27.04.2017 11:52

Gjykata e Kolmarit në Francë liroi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn...

Kërkesa e autoriteteve serbe për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së për zonën e Dukagjinit, i akuzuar për krime lufte nga Prokuroria e Serbisë, nuk u pranua.
 
“Procedura u mbyll, është refuzuar kërkesa për ekstradim, që nga ky moment tani jam i lirë për t’u kthyer. Do të shkoj të marr pasaportën në Strasburg. Shpresoj që sot të mbërrij në Kosovë. Më kanë humbur 4 muaj, koha është e çmueshme. Shqiptarët kanë fituar në këtë përballje. Faleminderit ju që jeni këtu. Faleminderit të gjithëve që me keni përkrahur. Sot mbaroi kjo procedurë, ju kemi vonuar. Kam dëshirë t’ju marr të gjithëve në Kosovë”,- tha Haradinaj pas vendimit. 
 
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përshëndeti vendimin e Gjykatës së Kolmarit për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt. “Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike”,- deklaroi Thaçi.