Botë
Lirimi i Haradinajt, Qeveria e Serbisë mban mbledhje urgjente
27.04.2017 12:18
Qeveria e Serbisë ka thirrur mbledhje urgjente pas vendimit të Gjykatës franceze për lirimin e Haradinajt...

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ftoi anëtarët e kabinetit të tij menjëherë pasi Gjykata në Kolmar të Francës vendosi ta refuzojë kërkesën e Serbisë për ekstradimin në Serbi të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë serbë gjithnjë kanë bërë thirrje për ekstradimin e Haradinajt në Serbi që nga dita e ndalimit të tij në fillim të janarit të këtij viti.
Drejtësia serbe e akuzon Haradinajn për krime të luftës, që pretendohet të jenë kryer në vitet 1998-1999.
