Majami avancon me 2-1
Ndeshja e tretë e serisë finale nga konferenca e Lindjes, mes Majamit dhe Indianës...
Ndeshja e tretë e serisë finale nga konferenca e Lindjes, mes Majamit dhe Indianës, është mbyllur me fitoren e Hit me 99:87.
Pejsersat luajtën mjaft mirë në pjesën e parë, kishin edhe përparsi të madhe, por në fund, kampioni I dy viteve të fundit u kthye për të avancuar për herë të parë në këtë seri.
Si edhe zakonisht, njeri numër një I sfidës për Majamin ishte Lebron Xhejms, me 26 pikë, shtatë asiste dhe pesë kërcime, ndërsa u ndihmua edhe nga Dvejn Vejd, që shtoi 23 poena.
Në anën e kundërt, Poll Xhorxh edhe përkundër problemeve që I kishte me dëmtimin para sfidës, ishte më I dalluari te skuadra e tij, por nuk kishte ndihmë edhe aq të madhe nga kolegët tjerë, pos nga Roj Hibert.
Me këtë triumf, Majami avancoi me 2-1 në finalen e Lindjes, para ndeshjes së katërt, e cila njëashtu do të luhet në parketin e kampionëve aktual.