Maqedoni

ShVL – UÇK: Urime për lirimin e heroit tonë!

27.04.2017 12:46

ShVL – UÇK, përmes një telegram urimi, përshëndet vendimin e gjykatës në Kolmar, për të mos i marrë parasysh akuzat serbe ndaj Ramush Haradinajt...

“Me padurim prisnim lajmin e duhur për lirimin dhe vërtetimin e pafajësisë së heroit tonë”,- thuhet në telegram.

Ishim me ty në të gjitha kohërat, do jemi me ty sot e në të ardhmen, që bashkërisht të çojmë në vend amanetet e vëllezërve të tu dhe të gjithë të rënëve nën emblemat e UÇK-së. Krahëhapur të presim në vendlindjen tënde, Gllogjanin tënd dhe Dardaninë tonë”,- thuhet në telegram-urimin e ShVL- UÇK-së.