Botë
Qeveria e Kosovës: Lirimi i Haradinajt, fitore e drejtësisë
27.04.2017 13:12
Kanë filluar edhe reagimet e para pas lirimit të ish-kryeministrit dhe njëherit edhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinajt.

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për mediat ka thënë se në vazhdimësi është zotuar se do të bëjë përpjekje për të penguar keqpërdorimin e drejtësisë nga Serbia.
Ekzekutivi i shtetit të Kosovës, duke përshëndetur vendimin e autoriteteve franceze për lirimin e Haradinajt, fletarrestimin në bazë të të cilit u ndalua kreu i AAK-së e cilësoi të padrejtë.
“Duke vlerësuar se fletarrestet serbe mbi bazën e të cilave është ndaluar z. Haradinaj janë të paligjshme dhe të padrejta, Qeveria e Kosovës konsideron se vendimi i Gjykatës franceze është konfirmim se e drejta është në anën e z. Haradinaj”,- thuhet në reagim.
Ka reaguar edhe lideri i Aleancës së Re, Behgjet Pacolli. Pacolli është shprehur se drejtësia sot ka folur.
